Musk kritikon qeverinë franceze pas dënimit të Le Pen: E majta radikale abuzon sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët

31/03/2025 18:36

Miliarderi amerikan, Elon Musk, i cili drejton Departamentin e Efikasitetit që synon shkurtimin e shpenzimeve, ka komentuar ashpër mbi vendimin e një gjykate franceze për të ndaluar Marine Le Pen të kandidojë për presidente në vitin 2027, pasi ajo u shpall fajtore për përvetësim të fondeve publike.

“Kur e majta radikale nuk mund të fitojë përmes votës demokratike, ata abuzojnë me sistemin ligjor për të burgosur kundërshtarët e tyre”, shkroi Musk në llogarinë e tij në X, ku ripostoi një postim të autorit Mike Benz për “ndjekjen penale të liderëve populistë”.

“Ky është libri i tyre standard i lojërave në mbarë botën”, shtoi miliarderi amerikan.

Kjo nuk është hera e parë që Musk komenton mbi ngjarjet politike të shteteve të Europës. Ai mbështeti hapur partinë e ekstremit të djathtë në Gjermani, AfD, e cila arriti një rezultat historik në zgjedhje parlamentare të këtij viti. Miliarderi gjithashtu është kritik ashpër i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për politikat e tij censuruese.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta