Ministri Hoxha merr pjesë në Samitin për Sigurinë Kufitare në Angli

31/03/2025 14:45

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare, “Krimi i Organizuar i Emigracionit”,, ku marrin pjesë përfaqësues nga rreth 40 vende.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha mori pjesë në ceremoninë e pritjes së delegacioneve pjesëmarrëse në Ministerial, së bashku me Kryeadministratoren e AAPSK, Risena Xhaja, drejtuesin e Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati dhe të Policisë Kufitare, Saimir Boshnjaku. Hoxha është takuar me homologen britanike Yvette Cooper, teksa vlerëson edhe bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve për të luftuar krimin e organizuar.

“Me Ministren e Brendshme të Britanisë së Madhe, Yvette Cooper, bashkëndajmë një histori të qartë suksesi të bashkëpunimit policor, që çoi në uljen e ndjeshme të migracionit të paligjshëm, por edhe kemi ndërtuar një bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar”, theksoi ministri Hoxha pas bisedës me homologen britanike.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta