
Një pemë gati dyshekullore do të hiqet nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë sepse është dëmtuar, njoftoi presidenti Donald Trump
Një pemë gati dyshekullore do të hiqet nga kopshti i Shtëpisë së Bardhë sepse është dëmtuar, njoftoi presidenti Donald Trump. Kjo është magnolia e Andrew Jackson, i cili ishte president i Shteteve të Bashkuara nga viti 1829 deri në 1837.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se po punon me “njerëzit e mrekullueshëm në Shërbimin e Parkut Kombëtar” për të bërë “përmirësime të jashtëzakonshme në Shtëpinë e Bardhë, duke ruajtur dhe mbrojtur Historinë”.
“Një nga dilemat interesante është që pema është mbjellë shumë vite më parë nga presidenti legjendar dhe gjenerali Andrew Jackson”, përshkroi Trump. “Kjo është një magnolia, e cila erdhi nga shtëpia e tij në Tenesis. Lajmi i keq është se gjithçka duhet të marrë fund dhe kjo pemë duhet të pritet sepse është në një gjendje të tmerrshme, është një rrezik sigurie, veçanërisht në hyrje të Shtëpisë së Bardhë,” tha presidenti amerikan.
Andrew Jackson, i cili shërbeu si president nga 1829 deri në 1837, thuhet se mbolli dy pemë magnolia në Shtëpinë e Bardhë për nder të gruas së tij Rachel, e cila vdiq në 1828. Por sipas faqes së internetit të Shërbimit të Parkut Kombëtar (NPS), marrëdhënia e pemëve është e diskutueshme.
Top Channel