Foto/ Aktori i njohur “harron” Katy Perryn, kapet mat me modelen 21 vite më të re
Kanye West ka bërë një deklaratë tronditëse gjatë një interviste me DJ Akademiks, duke shprehur keqardhjen që Kim Kardashian mbeti shtatzënë me fëmijët e tyre.
Reperi 47-vjeçar tha se nuk kishte dëshirë të kishte fëmijë me Kardashian pas dy muajsh lidhje, por theksoi se “ky nuk ishte plani i Zotit”.
West, i cili ka katër fëmijë me Kardashian, gjithashtu shprehu shqetësimin se nuk ka kontroll të barabartë mbi jetën e fëmijëve të tij dhe akuzoi familjen e ish-bashkëshortes për ndikim të madh në jetën e tyre.
Ai kritikoi gjithashtu bashkëpunimin e vajzës së tij, North, me reperin Playboi Carti, duke shkaktuar tensione të reja me Kim.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur raportohet për një krizë në martesën e tij me Bianca Censori dhe pas largimit të tij nga disa bashkëpunëtorë, pas komenteve të tij kontroversiale antisemitike dhe skandaleve të tjera./ TAR
Top Channel