E rrallë, Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë 05/11 13:51
Shqipëria do të organizojë për herë të parë Kampionatin Europian U-17, teksa si pritëse është vendosur në grupin e “Ferrit”.
Me vetëm 8 skuadra në këtë kompeticion, Shqipëria “peshkoi” në Grupin A Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë, teksa me këtë të fundit do të zhvillojë ndeshjen hapëse më 19 maj në orën 18:00, në “Arenën Kombëtare”.
Nga ana tjetër, Grupi B përbëhej nga Italia, Belgjika, Anglia dhe Republika Çeke.
Ky kompeticion do të fillojë më 19 maj dhe do të vazhdojë deri më 1 qershor.

Top Channel