
Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen e përshkroi vendimin e drejtësisë franceze kundër saj si një “vendim politik” në intervistën e parë televizive që, disa orë pas dënimit të saj për shpërdorim të parave publike nga fondet europiane.
Kjo ishte deklarata e parë publike në lidhje me dënimin që i privon asaj të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të 2027, duke hedhur poshtë akuzat për përvetësim të 4.6 milionë eurove nga fondet e Parlamentit Europian.
Konkretisht, në intervistën për rrjetin transmetues francez TF1, ajo u pyet se pse u largua nga gjykata para se të dëgjonte vendimin e gjyqtarit dhe u përgjigj se “nuk i duhej më shumë” pasi “e kuptoi se çfarë po ndodhte”.
“Gjykata u përpoq qëllimisht të më pengonte të kandidoja në 2027”, duke iu referuar zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të planifikuara në Francë.
“Shteti i së drejtës është shkelur tërësisht me vendimin që është marrë, kur ankimon, ka efekt pezullues”, shtoi ajo.
“Gjyqtari shumë qartë mori përsipër të zbatonte ekzekutimin e përkohshëm të pengesës në zgjedhje, me fjalë të tjera, ta bënte të padobishme ankesën time për këtë çështje, në mënyrë që të më pengonte të kandidoj për zgjedhje”, shtoi Le Pen.
Në të njëjtën kohë, ajo akuzoi kryetarin e gjykatës se “… i është bindur një urdhri”. Le Pen konfirmoi se ajo do të apelojë vendimin e gjykatës “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Ligji Sapin 2, i cili automatikisht zbaton ekzekutimin e përkohshëm në rast të papërshtatshmërisë, u injorua nga gjyqtari, sepse ky ligj është pasues i ngjarjeve për të cilat ne akuzohemi”, argumentoi Le Pen, duke siguruar se presidenti i gjykatës zbatoi “frymën e një ligji të mëvonshëm, më të rreptë”.
Top Channel