Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një grua ka mbetur e plagosur me thikë në bark.

Ajo është identifikuar si Miranda Budini, e cila është transportuar menjëherë në Spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve të para, Budini ka marrë ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk janë të qarta shkaqet e incidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe ka filluar kërkimet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:40, në banesën e tyre, në lagjen nr. 4, Sarandë, dyshohet se shtetasi A. B., 55 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, shtetasen M. B., 51 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta