Vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, Kryepeshkopi Joan uron Fitër Bajramin: Bashkëjetesa ndërfetare, pasuri që duhet ruajtur

30/03/2025 18:21

Kryepeshkopi Joan Pelushi ka uruar besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit

Ai vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit, ku u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu.

Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepeshkopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.

“Si çdo pasuri, duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, shtoi ai.

Gjatë vizitës së Kryepiskopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik. Takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta