Ndryshimet klimatike shtojnë alergjitë, mjekët këshillojnë prindërit: Fëmija rrezikon të shndërrohet në alergjik kronik nëse nuk kurohet

30/03/2025 15:51

Ndryshimet klimatike kanë ndikuar në shtimin e alergjive tek njerëzit.

Mjekët pneumo alergologë tregojnë se edhe në Shqipëri ashtu si në vende të tjera ka një shtim të numrit të fëmijëve alergjikë. 1 në 5 fëmijë manifestojnë simptoma të alergjisë. Me ardhjen e pranverës shtohen çdo vit rastet e reja.

“Është e vërtetë që ka një rritje te fëmijët. Pothuajse 20% e fëmijëve janë alergjikë”, u shpreh mjekja pneumologe, Irena Kasmi.

Faktorët ambientalë që lidhen me ngrohjen globale kanë zgjatuar periudhën e alergjive. Simptomat e një fëmije alergjik nisin që nga tështimat deri në forma të rënda, të cilat kanë nevoje për trajtim spitalor, sikurse janë astma, dhe fëmija ka nevojë për pompë oksigjenimi. Me e prekur është grupmosha 7 deri në 12 vjeç.

Pasojat te një fëmijë alergjik, nuk janë vetëm fizike, por edhe psikoemocionale. Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, të drejtohen te mjeku në mënyrë që të parandalojnë që fëmija të shndërrohet në një alergjik kronik”, këshillon mjekja.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta