“Këneta dhe dashuria ime Luli ishin armiq të reformës në drejtësi”/ Basha i përgjigjet Ramës: Kujdes shoqet, po të bëjnë…

30/03/2025 21:15

Gjatë takimit të tij me shqiptarët e Athinës, kryeministri Rama u ndal te reforma në drejtësi, duke akuzuar Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën se ishin kundra saj dhe këtë gjë e treguan me protestat atë kohë nga ana e opozitës.

“Tani dëgjoni se të gjithë këta me bufin e kënetës në krye dhe me dashurinë time Lulin, të gjithë këta ishin armiq, jo kundërshtarë të betuar të reformës në drejtësi. Nuk donin ta votonin reformë, vettingun e SPAK dhe u mbyllën të tërë në çadër dhe kërcënuan se nuk do të hyjnë as një zgjedhje. Sot shpresa e tyre e vetme, e dëshpëruar dhe e mjerë është që SPAK dhe gjykata speciale do të shkatërrojë PS dhe më në fund do t’u vijë dita e tyre, ndërkohë që ajo që ata nuk kuptojnë, bashkë me shitësit e vegjël të qilimave, që janë të gjithë vegla dhe që të re kanë vetëm fytyrën dhe moshën e tyre. I patë edhe futën baballarë, krushq e teze në lista”, u shpreh Rama gjatë takimit të tij në Athinë.

Por, me anë të një videomesazhi, drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha i është përgjigjur Ramës, duke thënë se të gjithë e dinin se kush e donte dhe kush jo reformën.

“O Rame! E paske hapur prapë thesin në Athinë Rame. E di i madh dhe i vogël Rame, kush e donte reformën në drejtësi e kush jo. Edhe kush i liroi të korruptuarit me amnisti, e ka marrë veshë e gjithë bota. Eh mër Rame. E nise në vitin 2013 projektin ‘Shqipëria 313’. Kush t’i futi në listë ty o Rame, të korruptuarit, trafikantët, kriminelët, përdhunuesit? Unë t’i futa, apo i fute vetë? Lëri përrallat Rame se nuk t’i ha më njeri. Po kallëzo… Ku të mbetën shokët Rame? Dhe kujdes shoqet, se kanë filluar të të bëjnë hallvën. 7×7=313 Rame”, u shpreh Basha në videomesazhin e tij.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta