
Një moment i veçantë dhe emocionues ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gjesti u pa duke mbajtur dhe luajtur me një palë këpucë të vogla bebesh (të nipit të Eglit), ndërsa qëndronte pranë Aldos, përballë dollapit të Eglit.
Ky gjest i tij ngjalli emocione të shumta, pasi ai shpërtheu në një reflektim të thellë për dëshirën e tij të bëhej baba. Me këpucët në duar dhe buzëqeshje në fytyrë, Gjesti shprehu dëshirën e tij për të pasur një fëmijë dhe imagjinonte se si ai do të qeshte me të.
“Unë, bab’? Pasha robt më shkon të jem bab’… Qesh fëmija me mu”, tha tha ai me entuziazëm të sinqertë, duke ndarë këtë dëshirë me banorët e tjerë të shtëpisë.
Ky moment krijoi një atmosferë të ngrohtë dhe emocionuese në shtëpi, duke nxitur fansat të shpërndajnë shumë komente për këtë shpërthim ndjenje.
Sigurisht nuk kanë munguar dhe batutat e tij me Eglin, ku Gjesti e pyet nëse do t’i shkonte të ishte burri i tezes, dhe Egli duke qeshur i përgjigjej që jo, duke kujtuar se ajo është bërë teze tashmë. Më pas ai vijoi duke e pyetur nëse i shkonte të ishte baba, dhe se dëshironte të ishte shpejt. Diçka që e ka bërë Eglin të qeshë dhe i ka thënë se nuk mendon që është një përgjegjësi që Gjesti mund ta mbajë dhe të mos i mendojë gjërat kaq gjatë.
Banori ka pohuar se në moment që vjen një fëmijë, përgjegjësia bie mbi të dy prindërit edhe pse ndoshta mund të mos duan, duke vijuar të thoshte se pasi pa këpucët e bebes dëshiron të bëhet baba dhe se nuk bëhet dot vetëm, duke nënkuptuar që dëshiron Eglin “ta ndihmojë”.
Ndërkohë, mbrëmja e spektaklit solli një tjetër surprizë kur Aldo, i cili ishte eliminua nga gara, u rikthye menjëherë falë biletës së kthimit, duke i dhënë një tjetër dinamizëm lojës./TAR
Top Channel