Formula 1 fillon të marrë formë për sezonin 2026, ish-piloti i Red Bull pranë rikthimit në pistë me skuadrën më të re

30/03/2025 21:37

Edhe pse është vetëm fillimi i sezonit të ri, Formula 1 po fillon të marrë formë për sezonin 2026.

Dy skuadra të reja do t’i bashkohen garave më të mëdha të aoutomotorëve në botë, Audi, që do të zëvendësojë Kick Sauber dhe Cadillac, e cila do të bëhet skuadra e 21-të.

Kjo e fundit ka nisur menjëherë nga puna për të gjetur dy pilotët e saj, teksa duket se emri i parë është shumë pranë zyrtarizimit.

Bëhet fjalë për Sergio Perez, i cili ka mbetur pa skuadër këtë sezon, kjo pas performancës së tij të dobët vitin e shkuar me Red Bull.

Skuderia austriake u zhgënjye nga paraqitja e meksikanit, duke vendosur që ta linte të lirë dhe ta zëvendësonte me Liam Lawson, i cili gjithashtu u zëvendësua vetëm pas dy garash nga japonezi Yuki Tsunoda.

Perez kështu duket se është gati që të rikthehet dhe njëherë në pistë për të garuar, duke u bërë gati për sezonin 2026.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta