
Në festën e Fitër Bajramit, presidenti Bajram Begaj priti në zyrën e tij Sekretarin e Përgjithshëm të Ligës Botërore Myslimane, Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanshëm dhe ndihma që Liga Botërore Islame ka dhënë për Shqipërinë, sikurse thuhet në deklaratën e Presidencës.
Presidenti i Republikës u shpreh për thellim të bashkëpunimit të të gjitha fushave, duke siguruar një ndërveprim sistematik institucional midis Shqipërisë dhe të gjithë Ligës Botërore Myslimane.
Ndërsa, Presidenti i Republikës përgëzoi Mohammad bin Abdul Karim Al-Issa për lidershipin në Ligën Botërore Myslimane, duke inkurajuar paqen dhe bashkëjetesën, duke ofruar ndihmë humanitare, duke nxitur dialogun me të gjitha kulturat dhe duke luftuar ekstremizmin përmes mesazhit për moderim e drejtësi, thuhet në deklaratë.
Shqipëria, theksoi Presidenti i Republikës, “vlerëson përpjekjet e Ligës Arabe për partneritet me aktorët ndërkombëtarë në adresimin e krizave humanitare”.
Top Channel