USAID do riorganizohet! Rubio: Çështja shkoi në Kongres. Shpenzimet kanë qenë të mëdha, fitimet të pakta

29/03/2025 12:24

Administrata Trump nuk tërhiqet për USAD-in, e dëshmuar qartë kjo nga deklarata e fundit e shefit të diplomacisë amerikane, Marko Rubio, i cili u shpreh se DASH-i ka njoftuar Kongresin amerikan për synimin e tij që të riorganizojë Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe t’i ndërpresë disa funksione që nuk janë në përputhje me prioritetet e qeverisë.

Në deklaratën e Rubios nënvizohet se USAID-i “i është larguar misionit që një kohë, dhe si rezultat, përfitimet kanë qenë shumë të vogla dhe shpenzimet kanë qenë shumë të larta”.

“Falë presidentit Trump, kjo epokë e papërgjegjshmërisë fiskale ka përfunduar. Ne jemi duke riorientuar programet tona për ndihmë të huaj për të qenë në linjë me atë që është më e mira për Shtetet e Bashkuara dhe shtetasit tanë”, është pohimi i tij.

Pak pas nisjes së mandatit të dytë të presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, më 20 janar, Departamenti për Efiçencë Qeveritare (DOGE), në krye me miliarderin Elon Musk, nisi menjëherë zvogëlimin e USAID-in dhe pjesën që ka mbetur e ka përfshirë në Departamentin e Shtetit. Prej atëherë, administrata amerikane ka përjashtuar nga puna qindra punëtorë dhe kontraktorë, dhe ka shkëputur kontrata për projekte në vlera miliardëshe, prej të cilave varen dhjetëra miliona njerëz në botë. Rubio pohoi më herët gjatë muajit që më shumë se 80 për qind e të gjitha programeve të USAID-it vetëm janë pezulluar.

USAID-i njihej si agjencia kryesore e Qeverisë amerikane për administrimin e ndihmave të huaja civile dhe ndihmave për zhvillim. Ajo vepronte në më shumë se 100 vende, duke shpërndarë çdo vit ndihma në vlerë të miliarda dollarëve.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta