“Siguroni ushqime për 72 orë”, Orban reagon pas paralajmërimit të KE: Çmenduri! Elitat brukseliane duan të zgjasin konfliktin

29/03/2025 15:13
“Kështu arriti të bëhej kryeministër miku ynë Tusk në Poloni. I njëjti skenar po kryhet aktualisht kundër Hungarisë. Ata do të punojnë për të vendosur një qeveri kukull. Por nëse e shikojmë, çdo perandori shkon kështu. Edhe sovjetikët ishin kështu, apo jo?”, tha Orban.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka reaguar pasi BE u kërkoi qytetarëve të saj të grumbullojnë sa të munden ushqime dhe furnizime jetike për t’i mbajtur ata të sigurt për të paktën 72 orë, nëse ndodh një krizë lufte.

Udhëheqësi hungarez tha se nuk mendonte se Evropa kërcënohej nga lufta nga jashtë dhe se luftimet në Ukrainë nuk do të arrinin në Budapest, Varshavë apo shtetet baltike, sepse askush nuk do të sulmonte një vend të NATO-s.

Ai u shpreh se Hungaria nuk e beson këtë çmenduri, ndërsa shtoi se nga njëra anë Amerika po punon për një armëpushim, kurse nga ana tjetër “elitat brukseliane kanë në plan të zgjasin konfliktin”.

“Komisioni Evropian dëshiron që familjet tona të grumbullojnë furnizime për 72 orë, por pse? A po përgatiten për luftë? Hungaria nuk do të tërhiqet zvarrë në këtë çmenduri. Ne mbështesim paqen, jo konfliktin e pafund. Në vend që të reklamojmë pako luftarake, ne mbështesim planin e paqes të Presidentit Trump. Amerika tani është në anën e paqes. Evropë? Ende duke nxitur në mënyrë të pamatur për luftë. SHBA po negocion për një armëpushim, ndërsa elitat brukseliane kanë në plan të zgjasin konfliktin. Ata tani flasin për rekrutimin e detyrueshëm, gjuetinë politike të shtrigave, madje edhe një NATO paralele për të na marshuar”, shkruan Orban në X.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta