“Reforma në drejtësi u projektua në fshehtësi”, Berisha: Eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë

28/03/2025 20:30

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot mori pjesë në tryezën “Vlerësimi i Reformës në Drejtësi të Shqipërisë. Sfidat, Pasojat dhe Rruga e Drejtë”.

Pjesë e tryezës ishte edhe Katrin Nagler, eksperte ligjore.

Ai u shpreh ase reforma në drejtësi është projektuar në fshehtësi dhe është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë.

Berisha: Do ta nis këtë fjalë me një falënderim dhe mirënjohje për drejtuesin e fondacionit Adenauer në Shqipëri, zotin Tomas Kunc, mbështetjen e tij të çmuar në shumë fusha, por edhe angazhimin e këtij fondacioni për të ndihmuar shqiptarët në një nga problemet më të rëndësishme dhe më të komplikuara me të cilat përballen sot.

Dua të falënderoj zonjën Nagler për misionin që ka marrë nëpërmjet fondacionit Adenauer, për një shqyrtim të asaj që u quajt reformë në drejtësi, por që de facto është eksperimenti më i shëmtuar i ekstremit të majtë në Europë dhe me disa ngjashmëri me disa elementë në SHBA dhe pastaj në vende ku demokracia nuk ekziston.

Unë dua të falënderoj Editin dhe Dianën, të cilat me guxim morën përsipër të trajtojnë me fondacionin Adenauer këtë çështje jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila mbart në vete disa të vërteta realisht të pabesueshme për një vend anëtar i NATO-s, që aspiron të integrohet në BE.

Reforma në drejtësi në Shqipëri, të jemi të hapur, u projektua në mënyrë të fshehtë në një dokument të fshehtë të fondacionit Shoqëria e Hapur.

Dokument, i cili u bë publik në një nga këto likat e njohura, në të cilat ne pamë se ky fondacion kishte hartuar një strategji në të cilën përcaktonte ndryshime të thella, reformën e Kushtetutës, reformën e sistemit të drejtësisë dhe reformën elektorale.

Unë nuk do ndalem këtu tani në historikun 10-vjeçar, por është normale dhe ne kemi kërkuar ndihmën e miqve tanë, e fondacionit Adenauer që të studiohet ky realitet, që të mos pranohet si tabu, se tabutë janë fenomene tipike për diktaturat dhe autokracitë.

Për sistemin e lirë e demokratik janë reformat, ato të cilat janë konstantja e tij. Por, në rast se bëjmë bilancin 10-vjeçar të kësaj reforme të realizuar nga ekstremi i majtë, cili është? E para, është mohimi i të drejtës së shqiptarëve, jo me ligj, por me fakte dhe realitet, për të pasur një proces ligjor të drejtë.

Shqiptarët, kurrë që nga vitet ‘90 gjersa u zbatua ky proces, nuk kanë pasur një proces ligjor të përsosur, por kanë pasur një proces ligjor të pranueshëm.

Ky proces ligjor i pranueshëm, i ka bërë të mundur Shqipërisë, të anëtarësohet në Këshillin e Europës, të firmosë Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, të firmosë marrëveshjen e liberalizimit të vizave, të marrë rekomandimin e KE për statusin e kandidatit dhe të bëhet anëtare e plotë e NATO-s.

Cilido që lexon raportet e KE, që unë i kam vlerësuar gjithnjë ato, këto raporte, për një vend që të progresojë, kishin dy kërkesa madhore, shteti ligjor funksionues, ekonomia e tregut funksionuese.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta