Rama: Demokratura futi në burg kryetarin e opozitës, Fatos Nanon! Ne e dorëzuam shpatën e drejtësisë në SPAK

29/03/2025 11:29

Ai u shpreh se “demokratura duke përdorur arbitrarisht shpatën e drejtësisë futi në burg kryetarin e opozitës, Fatos Nanon”.

Më tej ai theksoi se shpata e drejtësisë i është dorëzuar SPAK.

“Ajo çka ne kemi dëshiruar, ajo që ne fituam në fund. Të fundit në Evropë. Ajo çka ne sot e kemi, por ama nuk e kemi aq të sigurt sa do ta kemi kur të jemi pjesë e BE. Ku asnjë shtet anëtar nuk mundet dot të cenojë lirinë individuale. Vetëm sot, falë reformës në drejtësi, rrugës që ne i hapëm drejtësisë së re, shqiptarët po shohin përpjekjen e parë në histori për të vendosur barazinë para ligjit.

Ne nuk kemi pasur në asnjë rast një individ të lidhur me pushtetin të hetuar dhe gjykuar nga një trup i pavarur. Me krijimin e institucioneve të reja kjo ka filluar të ndodhë, ka filluar të ndodhë sepse ne i kemi dorëzuar drejtësisë vullnetarisht me një vizion shumë të qartë dhe me një vetëdije po aq të qartë se çfarë do të sillte për ne, shpatën. Shpatën e zonjës së drejtësisë. Ajo shpatë ka qëndruar në zyrën e të parit të qeverisë, që nga 1912, deri kur unë arrita në zyrë. Demokrtaura me atë shpatë të përdorur arbitrarisht futi në burg kryetarin e opozitës, të fundit të burgosur politik në historinë e Shqipërisë, Fatos Nanon. Ne e dorëzuam shpatën. Ajo shpatë është në duart e SPAK.

Ajo s’hapte ka qëndruar në zyrën e të parit. Sot ajo peshore është në duart e Gjykatës. Sot ne jemi garantët e vetëm, ku bufi i kënetës përbetohet së do ta kthejë përmbys. Duan votën në 11 maj, që më 12 maj të marrin shpatën, të zhveshin zonjën e drejtësisë.”, tha më tej Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta