Ditët e sotme jemi dëshmitarë të faktit që po prindërohet gjithnjë e më pak.

Prindërit edhe atë pak kohë të lirë që kanë e shfrytëzojnë duke qëndruar në celular, e po ashtu veprojnë edhe fëmijët e tyre.

“Kemi hequr tavolinën edukative që e ka pasur traditë familja shqiptare, edhe kur ka qenë e varfër e ka bërë, duke mbledhur fëmijët dhe prindërit duke bërë bisedë. Kemi kaluar nga një edukim paternalist i kohës së komunizmit, në një hiçedukativ, në një braktisje edukative të fëmijëve, i kemi lënë në spontanitetin e tyre ose nën ndikimin e rrjeteve sociale, bullizmi, etj. Fabrika kryesore edukative që është familja nuk po funksionon më siç duhet.

Prindërit për fëmijët, sidomos para adoleshencës, janë si perëndia, i besojnë për çdo gjë. Në qoftë se nuk e luajnë këtë rol do të thotë se fëmija do të marrë drejtime të gabuara. Një pjesë e prindërve sot, në mënyrë paradoksale, besojnë se fëmijët mund të vetëdukohen. Është gabim. Prandaj fëmijët më shumë se janë fajtorë janë viktimë, mëkatarët kryesor që të fëmijëve me probleme janë prindërit,. Prindërit kanë rolin e arkitektit tek fëmijët”-shprehet sociologu Gëzim Tushi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta