
Babai i 17-vjeçarit i cili mbeti i plagosur një ditë më parë në Sarandë ka dhënë detaje për ngjarjen.
Prej ditës së djeshme, 17-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, pasi thika nuk ka prekur organet jetësore.
I riu është goditur tri herë me thikë, në stomak dhe në këmbë.
Babai i të plagosurit rrëfen se konflikti ka nisur më herët, më 22 mars, kur djali i tij është goditur disa herë me levë nga të njëjtët persona. Megjithatë, nga frika e kërcënimeve, ai u kishte thënë familjarëve dhe policisë se ishte rrëzuar nga shkallët.
Sipas babait, ditën e djeshme, më 27 mars, djali i tij është sulmuar sërish nga të njëjtët agresorë, duke u goditur kësaj here me thikë. Ai kërkon nga policia e Sarandës të arrestojë të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.
Top Channel