
Elon Musk, miliarderi i cili shërben si këshilltar i lartë i presidentit amerikan, Donald Trump, do të vizitojë CIA-n nesër për të diskutuar çështjet e efikasitetit të qeverisë me drejtorin e agjencisë, John Ratcliffe.
CIA kohët e fundit ka bërë lëvizje për të pushuar nga puna punonjësit e sapo punësuar, si pjesë e shkurtimeve të gjera në shërbimin civil të zbatuar nga administrata Trump.
Këto shkurtime po koordinohen nga Musk dhe Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) që ai drejton.
Musk gjithashtu shkoi së fundmi në Pentagon për t’u takuar me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, pasi kompanitë e tij kanë kontrata të shumta me të.
New York Times, kishte raportuar se Musk do të informohej në Pentagon për planet sekrete të luftës me Kinën, një pretendim i mohuar si nga ai ashtu edhe nga Donald Trump.
Musk e përshkroi raportimin si “propagandë të pastër” dhe bëri thirrje për veprime ligjore kundër atyre që janë përgjegjës për të.
Top Channel