Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Byypass e Lushnjës.

Një automjet tip ‘Audi’ në të cilën udhëtonin një çift së bashku me fëmijën e tyre 2 vjeç ka dalë nga rruga duke u përmbysur në një parcelë në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidenti ka marrë dëmtime të lehta bashkëshortja e drejtuesit të mjetit e cila u dërguar në spitalin e Lushnjës.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë ku dhe si pasojë e lagështirës në rrugë drejtuesi ka humbur kontrollin.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta