“Paga minimale 500 euro nga janari 2026”, Rama prezanton programin: Janë hapur mbi 300 mijë vende pune

29/03/2025 11:23

Paga minimale do të jetë 500 euro nga janari i vitit 2026, theksoi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të PS.

Sipas kreut të PS, në Shqipërinë e vitit 2030 paga mesatare do të jetë të paktën 1200 euro, ndërsa në vitin 2024 u mbyll me shirën 100 euro.

Rama: Të ardhurat për frymë në tre mandate i kemi trefishuar kur morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3324 euro, sot të ardhurat për frymë janë 10342 euro dhe në Shqipërinë 2030 të ardhurat për frymë do të 5-fishohen në raport me nga u nisëm dhe do të jenë 15 mijë euro.

Paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro.
Sot, në vlerësimin e fundit të pavarur të bërë nga INSTAT-i të konfirmuar nga organizatat financiare ndërkombëtare, paga mesatare për vitin 2024 në sektorin publik u mbyll 1 mijë euro, ndërsa në

Shqipërinë 2030, do të jetë të paktën 1200 euro. Pagën mesatare të përgjithshme e rritëm më shumë se 2 herë e gjysmë dhe do ta rrisim të paktën 30% më shumë. Kjo ishte paga mesatare. Kjo është paga mesatare.

Paga mesatare e sektorit publik dhe privat bashkë, pra paga mesatare në Republikën e Shqipërisë.
Kjo do të jetë paga mesatare të paktën 1 mijë euro.

Vazhdojmë me pagën minimale në vitin 2013, kur ne e morëm detyrën, paga minimale ishte 157 euro. Sot, 2024 u mbyll me pagën minimale 400 euro dhe duke filluar nga janari 2026 me një vendim që do të merret pas zgjedhjeve kur do të bëhet edhe akti normativ i qershorit, paga minimale do të jetë 500 euro.
Për të mbështetur punonjësit që do të përfitojnë nga kjo rritje e shpejtë e pagës minimale, sipërmarrësit do të jenë detyruar të rrisin pagën minimale, por ne do t’u japim një lehtësi që gjatë 18 muajve pas pagës së parë, shteti atyre nuk do t’u kërkojë asnjë detyrim tatimor mbi shtesën prej 100 eurosh.

Kur morën detyrën, Prodhimi i Brendshëm Bruto, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar, gjithçka që prodhonte Shqipëria ishte 9.6 miliardë euro, sot është 25 miliardë euro. E kemi rritur Prodhimin e Përgjithshëm dy herë e gjysmë. Shqipëria 2030 do të ketë një prodhim të përgjithshëm prej 35 miliardë eurosh.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta