Gerta theu një nga kutitë e emergjencës gjatë kësaj jave, me shpresën se do të mund të telefononte djemtë e saj.

Megjithatë, kjo mundësi nuk iu dha asaj, me banoren që duhet të zgjidhte se kujt duhet t’ia jepte. Gerta zgjodhi Aldon, edhe pse ky i fundit, kur theu kutinë e tij, e çoi banoren në nominim të përhershëm.

Pas kësaj, mes tyre u krijua një raport miqësie dhe alence, teksa kjo situatë u komentua sot në Prime.

Gerta: Ka kaluar shumë kohë nga kutia e Aldos. Pastaj me kalimin e kohës kam mësuar që debatet që janë në lojë, mund të kalojnë dhe me butësi. Gradualisht, marrëdhënia jonë në shtëpi ka ardhur duke u sheshuar dhe më vonë nuk jemi konfliktuar. Nuk kam pasur unë arsye më mbrapa që ta ruaj si një peng. Që nga ajo kuti, unë kam deklaruar se do ishte një sfidë shumë e madhe për mua. Ndonjëherë disa gjëra mund t’i hedhim pas krahëve. Unë nuk e kam në karakterin tim hakmarrjen dhe kërkoj nga personat një mundësi të dytë. Ishte diçka që s’më ngeli asgjë, pra u harrua gradualisht.

Është një peshë që gjithsesi do ta kisha në shtëpi. Nuk kisha vendosur që do vij dhe do bëja një lojë që të shpëtoja nga nominimet, disa manovra që të shkoja sa më larg. Unë me këtë ide kam hyrë. Agresive në një lojë që duhet të përfshihem në situata dhe ballafaqime. Aldon nuk e kam parë dhe si një kundërshtar përballë meje, sepse po ta shihja me atë sy, do krijoja situata me Aldon që atë çështjen e kutisë ta vazhdoja për kohë e kohë më parë.

Aldo: Kur e theva kutinë dhe unë kisha kohë ta mendoja zgjedhjen që nga korridori deri këtu, pa çka që kisha në mend emrin e Gertës, nominimi i përhershëm është dhe një dhuratë. Kur ia kam argumentuar më vonë Gertës, i kam thënë që është sa e keqe, aq dhe e mirë. Kur bëra zgjedhjen, shumë banora më thanë që pse s’ja dhashë atyre. Nuk ka qenë hakmarrje e pastër, por kam qenë dhe aq i ftohtë duke ditur që ajo zgjedhje është dhe një dhuratë shumë e madhe. E quajta pseudo-pushtet, sepse mua nuk mu duk e drejtë kur zgjodhi emrin e Loredanës nga divani i kuq si lider. Nuk e quajta shumë të sinqertë që zgjodhi Loredanën si përfaqësuese.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta