Partia Demokratike i ka kërkuar KQZ-së që të përjashtojë nga lista e PS Ardit Bidon, i cili sipas tyre mban ende detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave.

Ardit Bido, i cili mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave, prej 12 Marsit kandidon tashmë si deputet i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, në zgjedhjet e 11 Majit, thekson në deklaratë zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli.

“Me anë të udhërit nr.207, datë 12 Mars 2025, Ardit Bido, urdhëron zëvendësdrejtorin në ngarkimin e përkohshëm në detyrë, pra zëvendësimin e titullarit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, për shkak të mungesës me arsye të tij, me përjashtim të kompetencave të ngarkuara te drejtues të tjerë me urdhra të posaçëm përgjatë vitit 2025.

Ngarkimi i përkohshëm në detyrë, zëvendësimi do të ushtrohet nga data 12 Mars 2025 deri në kthimin në detyrë të titullarit, pra titullari vazhdon ta mbajë funksionin e tij.

Ndërkohë Kodi Zgjedhor në nenin 63 subjektet zgjedhore dhe kandidatët pika 4/g citon:

4. Përveç kushteve të parashikuara në pikën 3, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen pa hequr dorë më parë nga detyra:

g) zyrtarët e lartë të administratës shtetërore të përcaktuar me ligj.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, i cili konsiderohet zyrtar i lartë sipas kuptimit që i jep ligji shqiptar.

Ky status buron nga:
1. Ligj nr. 9154, datë 6.11.2003 “PËR ARKIVAT” i ndryshuar, neni 10 dhe neni 12;
2. Ligj nr.152/2013 “Për Shërbimin Civil” i ndryshuar, neni 19 pika 4;
3.Ligj nr.9049, datë 10.04.2003 Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare të të Zgjedhurve dhe të disa nëpunësve Publikë, neni 3.

Ndodhet gjithashtu në kushtet e mundësisë së shkeljes së nenit 91 të Kodit Zgjedhor për ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore duke përfituar nga përdorimi i aseteve, çdo burim njerëzor i institucionit për qëllime zgjedhore, si dhe ushtrojë presion ndaj tyre për këtë qëllim.

Në këto kushte, Partia Demokratike kërkon nga KQZ të heqë nga kandidimi Ardit Bidon si kandidat të konfirmuar të PS , por i pa dorëhequr me vetëdije”, tha ajo.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta