“Bufi, simboli i perëndeshës së mençurisë”, Rama i përgjigjet Berishës: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi

29/03/2025 13:26

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të PD, Sali Berisha për epitetin “bufi i kënetës”.

Lidhur me epitetin e vendosur nga kryeministri, Berisha i ftuar në emisionin “Top Story” tha se bufi ka qenë simbol i Perëndeshës së luftës dhe mençurisë, Athinës.

“Ky njeri ka vetëm batuta me realizmin socialist. Ky njeri nuk e di se çfarë nderi i bën Sali Berishës me bufin. Bufi është simboli i Athinasë, perëndeshës së urtësisë dhe mençurisë. Bufi konsiderohej kaq simbol ia arrijë. Athinaja nuk zgjodhi shqiponjën, zgjodhi bufin”, tha Berisha më parë.

Nga ana tjetër, Rama shkruan se ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël dhe s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa Berisha u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës.

 “Eh eh eh… ai i Greko-Romakëve quhet Bufi i Vogël (Athene noctua) e s’ka asnjë lidhje me kënetën, ndërsa ky i madhi që u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga llumi i komunizmit në mes të Tiranës, quhet Bufi i Kënetës (Strix varia) prandaj edhe populli “o Buf Kënete!” e përdor si për të thënë “Ç’më rri aty akoma!”, shkruan Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta