
Kryeministri Edi Rama zbulon projektet e reja infrastrukturore për mandatin e katërt.
Faza e parë e një ndër segmenteve kryesore në vend, autostrada Tiranë-Durrës përfundon brenda vitit 2026, theksoi Rama.
Rama: Nga koha kur ne kemi marrë detyrën, kemi ndërtuar 935 kilometra rrugë kombëtare, mes të cilave 21 kilometër ura dhe 12 kilometër tunele, por dua ta theksoj që nga koha kur ne kemi marrë detyrën, kemi vazhduar të punojnë me rrugët e mbetura rrugëve. Këneta, bufit kënetës me daulle kanë hapur shumë kantiere për të fituar vota për të rrokanisur kokën e njerëzve me ato 10 mijë kilometrat fantazmë të rrugëve, por asnjë rrugë të vetme, një të vetme, jo vetëm që nuk e kanë përfunduar, por nuk e kanë financuar, sepse nuk kanë më një problem që një rrugë fillon nga një qeveri, vazhdon nga një qeveri tjetër. Problemi është që nuk e kanë financuar, e kanë hapur me 5 lekë, një rrugë që bën 1 mijë lekë dhe na lanë një gropë të madhe, nga e cila u desh një mandat vetëm që të dilnim nga gropa e infrastrukturës.
Sot, Korridori 8, Korridori Blu për të cilin na qeshnin kur unë e thashë është korridori i piktorit.
Korridori i piktorit sot është korridor i futur në rrjetin europian, në rrjedhën e korridoreve europiane falë Samitit që bëmë këtu në 2023 me Bashkimin Europian kemi edhe korridorin e 8, që nuk ishte i futur në rrjedhën e korridoreve europiane dhe faktikisht, qoftë njëri, qoftë tjetri, sot janë kantiere reale, janë kantiere reale me segmente të përfunduara dhe me segmente që janë në punë e sipër, dhe këtu janë të gjithë segmentet dhe të dy korridoret do të jenë plotësisht përfunduar brenda mandatit të katërt, ku do të ndërtojmë edhe 700 kilometra rrugë të reja dhe për të ngacmuar pak publikun, por ndërkohë ju do t’i keni të gjitha këto specifike sipas qarqeve.
Rruga e bregut, Dhërmi-Sarandë, brenda mandatit të katërt do të jetë një rrugë turistike, që do të vazhdojë atë nga tuneli i ri i Llogarasë, deri në Dhërmi, rruga e shumëpritur, e shumë dëshiruar dhe e shumë nevojshme.
Tiranë-Krujë, rruga Berat-Çorovodë do të jetë një rrugë e parametrave dhe standardeve europiane.
Ura e Leklit Përmet- Çarshovë, pra do të jenë të lidhura bashkë të gjitha. Ersekë- Leskoviku, Rrëshen Burrelit, Vau i Dejës- Pukë- Fushë Arrëz, Rruga e Vjetër Tepelenë-Vlorë, Ura mbi lumin Vjosë-Selenicë. Skrapar- Gramsh, Skrapar- Përmet, Gjirokastër- Libohovë, Poliçan- Zagori, pra, siç shihet, ose kryqëzimi i llixhave Elbasan – Gramsh, siç shihet, të gjitha këto segmente janë segmente që tani më nuk bëjnë lidhjen nga pika A tek pika B, por janë A-B-C-D dhe krijohen arterie të brendshme që lehtësojnë shumë lidhjen midis qyteteve tona turistike dhe kur shkohet në Korçë, do mund të shkohet në Përmet e në Gjirokastër pa pasur nevojë që të kthehesh dhe t’i biesh prapë nga Tirana.
Ndërkohë që brenda 2026 përfundon faza e parë dhe e dytë e superstradës Tiranë-Durrës. Përfundon edhe Kombinat- Ndroq – Plepa. Maqellarë- Peshkopia përfundon këto ditë, Qukës- Qafë Plloçë, Berat – Ballaban përfundon po këtë vit.
Brenda vitit 2025 hyn në funksion Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut.
Do kalojmë në një nivel tjetër, nuk do kemi më policë nëpër rrugë, nuk do kemi më postblloqe, nuk do kemi më njerëz që dalin nga ferra me uniformë, edhe që thonë “Ndalo”, dhe ti s’di të ndalosh a mos ndalosh, se mund të mos jenë ekzaktësisht ata që thonë që janë. Synimi është që gjithë kjo infrastrukturë të përfundojë. Bindja është që do të përfundojë, pse? Sepse të gjitha këto që thashë janë të financuara, nuk janë të vizatuara, janë të financuara nga buxheti i shtetit dhe nga fondet e marra prej ËBAF-it, që është Fondi i Ballkanit Perëndimor i Investimeve që mbështeten nga Bashkimi Europian.
Por ne nuk do të lëmë pa bërë atë që është pjesa e shumë munguar e gjithë këtyre viteve. Kemi të gjithë programin e infrastrukturës hekurudhore dhe konkretisht kemi Rrogozhinë -Pogradec, kemi Rrogozhinë –Vlorë. Kemi Durrës-Prishtinë, që është një projekt shumë ambicioz që po punojmë me qeverinë e Kosovës, jemi në fazën e projektit. Kemi Vorë –Han i Hotit i financuar, i tenderuar si një projekt, së bashku me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kemi Sukth -Porto Romano që është një projekt shumë i rëndësishëm, pa pasur parasysh edhe porti i ri i Durrësit.
Kemi Durrës-Rrogozhinën, po ashtu pjesë e korridorit 8, Tiranë- Rinas- Durrës, që është në 80% të punës i realizuar dhe falë gjitha këtyre ndërhyrjeve ne praktikisht, jo vetëm me rrugët, por edhe me hekurudhat futemi në rrjetin hekurudhor të rajonit; bashkohemi me Kosovën, bashkohemi me Malin e Zi, bashkohemi me Maqedoninë e Veriut. Ata i kanë trashëguar nga kohë e mëparshme dhe nuk patën një “Liri Demokraci” agresive që iu tha njerëzve “Merrni hekurudhat dhe përdorni për të bërë gardhe për ndërtimet pa leje, që janë një mrekulli e 8-të e botës”, kështu u tha atëherë. Porti i ri.
Këneta thotë që ne kemi bërë krimin e madh të ndërhyrjes dhe të heqjes së portit më të vjetër në botë nga qendra e qytetit. Vetëm një mendje komplet e mbyllur, për të mos thënë e trashë, një mëndje që jeton në një qytetërim tjetër dhe ashtu jeton, mund të thotë që një port tregtar duhet të rrijë mes qytetit.
Nëse ka mundësi që ai të spostohet nga mesi i qytetit dhe porti i Durrësit, që ishte në mes të qytetit do duhej spostuar dhe sikur aty të mos bëjë asgjë, thjesht do duhej marrë, ngritur peshë dhe çuar jashtë qytetit sepse ishte një qendër kanceroze, përveçse një pseudo-portë pa asnjë kusht për t’u bërë një portë për Shqipërinë 2030.
Porti i ri, gara ndërkombëtare është hapur, së shpejti do të fillojë nga puna, financimi është i qeverisë shqiptare, do të trefishojë kapacitetet ekzistuese, potencialin e Portit të vjetër, por mbi të gjitha do të jetë zemra e një sistemi të ri tregtie, duke krijuar mundësinë e hapjes së dy Porteve të Thata në Prishtinë dhe në Shkup, dhe duke e bërë Shqipërinë një pikë referimi në Mesdhe. Nga ana tjetër, Porti i ri nuk do të jetë vetëm port tregtar, por do të ketë edhe krahun e vet ushtarak, porti i NATO-s.
Top Channel