Partizani rikthen trajnerin kampion, ja kush do t’i drejtojë ‘Demat’ deri në fund të sezonit

28/03/2025 17:09

Partizani ka bërë një lëvizje të papritur në javët e fundit të Superiores.

Klubi i kuq ka emëruar në pankinë trajnerin Skënder Gega, i cili rikthehet kështu për të shpëtuar sezonin e “Demave”.

Pas pothuajse 6 vitesh, Skënder Gega është rikthyer si trajner i Partizanit. Pikërisht në sezonin e fundit, atë 2018/2019 me klubin e kuq, 61-vjeçari fitoi edhe titullin kampion, duke u kthyer në të preferuarin e tifozëve.

Ndërkohë që pas aventurës së tij me Partizanin, Gega u largua për një periudhë duke marrë drejtimin e Al-Faisaly në Emiratet e Bashkuara Arabe. Më pas, 61-vjeçari drejtoi Kukësin dhe Skënderbeun.

Kujtojmë që pas shkarkimit të serbit Aleksandar Veselinovic, rolin e trajnerit te Partizani e bëri për të disatën herë, drejtori sportiv Arbër Abilaliaj.

 

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta