Arrestohet autori i dyshuar i masakrës së Tandamonit, 288 civilë u vranë në një nga krimet më të rënda të regjimit të Assadit 24/04 20:04
Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë thirrje që një qeveri nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara të vendoset në Ukrainë si pjesë e çdo marrëveshjeje paqeje.
Ky propozim ishte refuzuar nga Uashingtoni dhe tani, ka marrë një përgjigje të ngjashme nga vetë OKB-ja.
Sekretari i Përgjithshëm i organizatës Antonio Guterres tha sot se Ukraina ka një qeveri legjitime që duhet respektuar. Pra ai refuzoi thirrjen e Putin për administrim të përkohshëm në Ukrainë.
Sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Putin nuk dëshiron paqe në Ukrainë.
Top Channel