
Kryeministri Edi Rama zhvilloi takim me të rinjtë e Elbasanit këtë të premte.
Ai u bëri thirrje që të votojnë Partinë Socialiste që vendi të hyjë në Bashkimin Evropian.
Rama: Jemi në mes dy zgjedhjeve që janë shumë të qarta, njëra është në BE brenda 2030, për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe tjetra është në kënetë. Duke zgjedhur kënetën pengojmë një mision historik dhe heqim një ëndërr shekullore dhe mbajmë në jetë kënetën. Të gjithë ata që në primare dolën fitimtarë dhe bufi i kollofiti të gjithë dhe ata që i votuan u them që kurrë nuk ka për të pasur hajër një zgjedhje e lirë e juaja për aq kohë sa nuk do të thani kënetën. Askush nuk iu fton dhe nuk iu fton dhe ju thotë ndërroni ngjyrë bindje e rrugë, që të bëheni socialist, por ama vota 11 ju të gjithë duhet të votoni 5. Duhet që me votë të investoni për be dhe të merrni pasaportën europiane. Gjithashtu tu jepni një mësim skuadrës së kënetës që ju nuk jeni vetëm numërorë.
Nuk qaj hallin e PD, sa më poshtë aq më mirë, edhe më poshtë edhe më mirë, më poshtë më mirë fare. Por, këtë herë mua më duhet kjo për diçka krejt tjetër, më duhet që popullit shqiptar do I japë 27 vende në BE, për të mbyllur negociatat në 2027-ën dhe për t’iu bërë anëtarë të BE. Në 11 Maj ne nuk luajmë kampionatin kombëtar, ne luajmë edhe Champions League. Vendosja e të dy flamurëve me 5 që i bashkohen është një mënyrë për t’u thënë të gjithëve që dëgjoni në 11 Maj është një moment historik, që asnjëherë më parë deri më sot, janë bashkuar yjet e fatit, fati ynë dhe fatet Europës nuk jemi vetëm ne që duam të hymë në BE, por është dhe BE që do të na marrë në familjen e madhe.
Top Channel