
Pak flitet, pak e njohin edhe pse deri në shekullin e kaluar ishte jetike.
Në rastin e ‘black-out’, krizash apo fatkeqësive natyrore, komunikimet publike ose shërbimet e tjera të telefonisë dhe internetit mund të mos funksionojnë pjesërisht ose plotësisht, duke paralizuar gjithçka. Në këto raste hyn në lojë Radioamatorizmi dhe radioamatorët, të cilët me pajisjet radio dhe antenat e tyre bëjnë të mundur komunikimin, duke shpëtuar edhe jetë.
Këtë kanë treguar sot të rinjtë e ftuar në ‘Ftesë në 5’ Armend Aliaj, Glauk Gjini, Rejan Laçi, si dhe 67 vjeçari, Ndoc Roci, dhe 63 vjeçarja, Zhulieta Hoti.
Përmes alfabetit mors dhe pasionit që i bën bashkë, grupi i ftuar ka treguar se si janë bërë bashkë për këtë sport, me një dashuri të madhe për shkencën e gjithashtu për qëllimin sublim, për të ruajtur komunikimin e përcjelljen e informacionit në çdo formë.
Top Channel