“Bufi e kishte pranuar që ishte buf”/ Rama i përgjigjet Berishës: Na tregon si do bëhet Shqipëria me Kujtim Gjuzin

28/03/2025 16:30

Pak pasi Sali Berisha u shfaq me një buf në tavolinë nga konferenca për shtyp, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

Nga Elbasani ku prezantoi kandidatët për deputetë, Rama tha se ‘bufi e pranoi se është buf’ .

Bufi e kishte pranuar që është buf nëjherë, Është hapi i parë. Më tregonin që kishte thënë që bufi është gjë e mençur që e kanë mbajtur si simbol. Patjetër, bufi i kënetës meriton respekt, jo kur të vjen në Tiranë e bën politikë. Bufi i veshur me kravatë që na tregon ne si do bëhet Shqipëria me Kujtim Gjuzin”-u shpreh Rama.

Rama përsëriti se shqiptarët kanë dy mundësi më 11 maj, ose në BE tha ai, ose në kënetë.

Ne kemi dy zgjidhje, njëra në BE brenda 20230 për të mbyllur negociatat dhe tjetra është në kënetë. Duke zgjedhur rrugën e BE, krijojmë kushtet që të thaet dhe këneta. Duke zgjedhur kënetën, pengojmë një mision historik dhe i biem ndesh një ëndrre shekullore, por mbajmë kënetën në jetë”-shtoi Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta