Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, përmes një tjetër videoje të publikuar në rrjetet sociale replikoi me kryeministrin Edi Rama.

Ramës nuk i ndahet zemra nga bufi, tha Basha, duke iu referuar Sali Berishës. “Kryeministri aq përzemër e ka Berishën sa është gati të bëj dhe një buf sa Mali i Tiranës’, u shpreh ai.

“O Rame, si paske thon sot, e kam zemër Lulin. Sa zemër m’ke ti mo Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal mem bo grobën, por re vet mrena. S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame, se vetëm ai të ma në pushtet. Ai t’i dha votat për të liru të korruptumit, me atë shpreson të godasësh SPAK-un. Je gati të bësh një buf sa Mali i Tiranës ti me Rame, por e ke kot. Si the? ‘I tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK-u’, aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet. Kujdes zemrat tek veni Rame, 7×7 = 313, Rame”.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta