“Procesin kemi dashur ta bëjmë si ftesë për bashkëpunim, jo masë shtrënguese”, Rama për pagesat digjitale: Instrument kundër evazionit fiskal 

27/03/2025 17:24

Kryeministri Edi Rama ishte në eventin për çeljen e Programit për Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike në partneritet me Mastercard Europe, që e cilësoi si një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare.

Rama tha se pagesat digjitale do duhet që të nisin të aplikohen, pasi sipas tij janë ‘instrument themelor’ për të shmangur evazionet fiskale nga bizneset.

“Ne konstatojmë që rritja e të ardhurave nga turizmi ka shkuar mbi 5 mld, por vetëm 4% e transaksioneve bëhen me kartë krediti dhe kjo tregon sesa i madh është boshllëku dhe tregon sa shumë para të cilat nuk i takojnë atyre që i mbajnë, duhet t’i shkojnë mbrapsht qytetarëve për TVSH dhe sa shumë të tjera duhet t’u shkojnë përmes taksave, gjë për të cilën ne besojmë se digjitalizmi i pagesave është instrumenti themelor.

Ajo që ne kemi diskutuar ka qenë që këtë proces ta bëjmë butë dhe me Mastercard filozofia që na ka prezantuar drejtori me ekipin e tij ka qenë që mos hyjmë në një faze të re të biznesit me qytetarët me imponim dhe masa shtrënguese, por fillimisht me një ftesë për bashkëpunim.

Mastercard ka dhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre mrokllave që nuk paguajnë asnjë komision deri në një prag vjetor të caktuar, mbi pragun fillon komisioni.

Është pozitive mundësia për të marrë mrokllën dhe për të filluar transaksionet në botën e sotme dhe jo akoma në epokën e gurit”, tha Rama.

 

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta