Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë
Prokuroria financiare kërkoi sot një dënim me shtatë vjet burg dhe një gjobë prej 300 mijë eurosh për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy për financimin e paligjshëm të fushatës së tij zgjedhore nga Libia e Muamar Gadafit.
Prokurorët kërkuan dënime me gjashtë vjet dhe tre vjet për ish-ministrat dhe bashkëpunëtorët besnikë të Sarkozy, Claude Gueant dhe Brice Hortefe, me arsyetimin se ata ndihmuan në “përfundimin” e një “marrëveshjeje korrupsioni” me diktatorin libian, në mënyrë që ky i fundit të mund të financonte fushatën zgjedhore të ish-presidentit në vitin 2007.
Sarkozy, i cili dëgjoi propozimin e prokurorit pa reaguar fare, “kundërshton faktet dhe duket se nuk e kupton seriozitetin” e veprave. Tre prokurorët financiarë i kishin kërkuar tashmë gjykatës në fjalimet e tyre, dje dhe në Trini, që ish-presidenti të shpallej fajtor për të gjitha veprat për të cilat ai është në gjyq që prej datës 6 janar: korrupsion, pranim fondesh të përvetësuara nga fondet publike, financim i paligjshëm i një fushate zgjedhore dhe krijimi i një organizate kriminale.
Prokurorët kërkuan gjithashtu që Sarkozit t’i hiqen të drejtat politike për pesë vite.
Ish-presidenti, duke e quajtur dënimin “të tepërt”, më vonë në një postim në rrjetet sociale tha se “do të vazhdojë të luftojë për të vërtetën dhe të besojë në mençurinë e gjykatës”.
Top Channel