
Në Lajpcig të Gjermanisë po mbahet Panairi Ndërkombëtar i Librit, një nga më të mëdhenjtë në botë, pjesë e të cilit që prej vitit 2015 janë edhe shkrimtarët shqiptarë përmes Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Në eventin që bën bashkë mijëra lexues anembanë botës, stenda e autorëve tanë ngjalli interesin e ministrit gjerman të Kulturës, Manuel Frick, që shprehu adhurimin për Ismail Kadaren dhe pranoi si dhuratë romanin “Kur sunduesit grinden”, një vepër që trajton marrëdhëniet e sundimtarëve me letërsinë.
Organizatorët sollën në vëmendje mungesën e Kosovës në Rrjetin evropian për letërsinë dhe librin, Traduki dhe kërkoi nxjerrjen e letërsinë së Kosovës jashtë kufirit.
“Shqipëria dhe Kosova janë bashkë në hapësirën e Tradukit, këtu në Panairiun e Librit në Lajpcig, që ne prezantojmë autorët tanë në një arenë ndërkombëtare. Letërsia bëhet pjesë e diskutimeve këtu në panair, por ajo çfarë po përpiqemi të bëjmë është që Kosova të jetë pjesë e Tradukit, një rrjet i rëndësishëm, i cili mbështet autorët nga rajoni“, u shpreh Alda Bardhyli, drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit.
“Është shumë e rëndësishme për Kosovën që të jetë pjesë e rrjetit kulturor ‘Traduki’, pikërisht për promovimin e letërsisë shqipe të Kosovës jashtë kufijve, krijimin e urave të bashkëpunimit kulturor. Deri më tani fatkeqësisht, Kosova nuk ka arritur të jetë pjesë e këtij rrjeti, por ne si bibliotekë kombëtare dhe diplomacia jonë në Gjermani kanë lobuar në këtë drejtim dhe së shpejti urojmë që ta arrijmë këtë qëllim të përbashkët“, theksoi Blerina Rogova Gaxha, drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.
“Fjalët lëvizin botën” është motoja e Panairit këtë vit që do të zgjasë deri në 30 mars, ku autorët shqiptarë do të marrin pjesë në aktivitete letërsinë bashkëkohore shqipe, traditën, gjuhën dhe përkthimin.
Top Channel