Gafa e administratës Trump, gjykatësi urdhëron agjencitë federale të ruajnë mesazhet e dërguara në aplikacion

27/03/2025 21:58

Një gjykatës federal urdhëroi sot agjencitë kryesore të administratës Trump të ruajnë mesazhet e dërguara në aplikacionin Signal midis datave 11 dhe 15 mars.

Gjyqtari James Boasberg, e mori vendimin në një padi për ruajtje të sjellë në vazhdën e zbulimit se zyrtarët e kabinetit po diskutonin planet e luftës në aplikacionin Signal.

Departamenti i Drejtësisë tha se administrata tashmë po punon për të gjurmuar dhe ruajtur tekstet e sinjaleve nga ajo periudhë.

Kujtojmë se gafa ndodhi pasi vartësit e Këshilltarit të Lartë për siguri kombëtare, Mike Waltz shtuan në një grup me zyrtarë të lartë amerikanë, kryeredaktorin e gazetës, The Atlantic i cili publikoi bisedën e plote për sulmet në Jemen.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta