Emri/ Nën hetim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në Gjermani, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë

27/03/2025 10:01

Pasuritë e një shtetasi, që është nën hetim nga autoritetet gjermane për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, janë sekuestruar.

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, u sekuestruan pasuritë e shtetasit Ilber Domit në kryeqytet, konkretisht një arë me sipërfaqe 850 m2 në Zall Herr, një apartament, me sip.113.8 m2 dhe një tjetër pronë me sipërfaqe bruto 98.8 m2, si dhe 2 postet e parkimit.

Nga hetimi pasuror për Domin dhe familjarët e tij për periudhën 2011-2024, Prokuroria thotë se rezultoi që vlera e të ardhurave të këtij shtetasi, është më e vogël se vlera totale e investimeve dhe shpenzimeve vetjake të kryera prej tij. Duke marrë në konsideratë rezultatet e hetimeve pasurore të kryera, provohet se ai ka qenë i përfshirë në veprimtarinë kriminale ‘Trafik i lëndëve narkotike’, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Domi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden për veprat penale ‘Trafik i lëndëve narkotike’ dhe ‘Mbajtje dhe shitje e armëve luftarake dhe municioneve’.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta