
Ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.96% në vitin 2024 duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me 2023.
Instituti i Statistikave në raportin për Produktin e Brendshëm Bruto bën të ditur se efekti më i lartë erdhi nga administrata publike, si pasojë e rritjes së pagave. Ndërkohë që pozitivisht në rritjen ekonomike edhe në vitin e shkuar vijoi të kontribuojë sektori i ndërtimit, tregtia e akomodimi.(grafik)
Ashtu siç nisi edhe vitin, ashtu dhe përfundoi. Ndalur sipas tremujorëve fillimi i vitit por dhe fundi i 2024 pësuan një rënie të treguesve të rritjes ekonomike, duke u zgjeruar me vetëm 3.63%.(grafik)
Grupi “Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia” shënoi rritje prej 9.67%, i pasuar nga ndërtimi 5.86%. Ndërsa tregtia dhe akomodimi si rezultat i zhvillimit të turizmit u rrit me 5.69% (grafik)
Ndërsa sektorët prodhues në vend vijuan rënien disa vjeçare. Më i thelluar ky raport vërehet tek industria me 6.78 %, si pasojë edhe e zhvlerësimit të euros. Ndërsa keq financimi në bujqësi ka bërë që ky sektor në 2024 të shënoi rënie me 1.15%. (grafik)
Sipas ministrisë së financave në 3.9% parashikohet rritja ekonomike për periudhën afatmesme 2025-2027. Ndërsa sipas Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim(BERZH) ekonomia do të rritet me 3.7% për këtë vit.
TABELA 1
RRITJA EKONOMIKE
(Burimi: INSTAT)
2020 -3.31%
2021 8.97%
2022 4.83%
2023 3.94%
2024 3.96%
TABELA 2
SEKTORËT QË NDIKUAN POZITIVISHT
(Burimi: INSTAT)
Administrata Publike 9.67%
Ndërtimi 5.86%
Tregtia, akomodimi 5.69%
TABELA 3
SEKTORËT QË NDIKUAN NEGATIVISHT
(Burimi: INSTAT)
Industria 6.78%
Bujqësia 1.15%
Top Channel