
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Top Story” në Top Channel.
Përballë Grida Dumës ai do të tregojë për publikun se pse vendosi të provojë sërish forcat me Edi Ramën, njeriun që i mori pushtetin në vitin 2013.
Përse beson Sali Berisha tek rikthimi i tij më 11 Maj? A do ta ndihmojë Këshilltari i Trump t’i fitojë zgjedhjet? Pse në krahun e tij zgjodhi të mbaj thuajse të njëjtin ekip si në vitin 2013? A ka ndërtuar një ekip besnikësh apo një ekip fitues? A do ta vazhdojë betejën publike me Altin Dumanin edhe pas kthimit të amerikanëve në SPAK?
Për të gjitha këto ai do të përgjigjet mbrëmjen e sotme në Top Story përballë Grida Dumës dhe analistëve në orën 21:00.
Top Channel