Irani kërcënon me internetin, nëse pret kabllot nënujorë në Hormuz, pasoja të rënda edhe në Europë
Shtatë persona, duke përfshirë të paktën tre fëmijë, vdiqën në përmbytjet që përfshiu Kampalan, kryeqytetin e Ugandës të hënën e kësaj jave.
Pas një periudhe të gjatë temperaturash të larta dhe thatësire, në qytet ra shi i rrëmbyeshëm dhe autoritetet paralajmëruan për rrezik përmbytjeje. Shirat kanë përmbytur një pjesë të qytetit në orët e para të mëngjesit.
Zëvendës zëdhënësi i policisë, Luke Owoyesigire tha se shtatë persona humbën, duke përfshirë dy motra, njëra 3 vjeçe dhe tjetra 11-muajshe. Fëmija i tretë është djalë, për të cilin aktualisht nuk ka të dhëna të tjera.
Komuna raportoi dëme të konsiderueshme në ndërtesa. Mes viktimave ishte edhe një punonjës i ambasadës amerikane në Kampala por Ambasada amerikane ende nuk ka dhënë koment.
Dy vajzat janë mbytur në shtëpinë e tyre në periferi të Bukotos. Nëna e tyre është arrestuar dhe akuzuar për pakujdesi pasi i mbylli në shtëpi dhe doli për në punë.
Kampala është goditur nga përmbytjet vdekjeprurëse edhe në të kaluarën. Ndërtimet e pakontrolluara, mbipopullimi dhe mungesa e sistemeve të kullimit po e përkeqësojnë situatën.
Severe flooding in Lugogo, Kampala in Uganda this morning…??? pic.twitter.com/DN9ob3IHvN
— Volcaholic ? (@volcaholic1) March 26, 2025
Top Channel