Kenia ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës!

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes Facebook se njohja u bë “në një ceremoni të jashtëzakonshme e të paharrueshme” më 26 mars.

Republika e Kenias, një nga shtetet më të rëndësishme të Afrikës, e njohu zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran“, shkroi Pacolli.

Kjo fitore nuk erdhi rastësisht, shtoi ai, duke u shprehur se presidenti i Kenias, William Ruto, i kishte premtuar njohjen e Kosovës që në vitin 2016.

“Ai e vizitoi Kosovën në vitin 2019 dhe e ndjeu fuqinë dhe vendosmërinë e popullit tonë. Në vitin 2023, gjatë vizitës time në Nairobi, ai e bëri hapin e parë duke njohur pasaportat tona. Sot, në një ceremoni madhështore, ai e tha me zë të lartë: Kosova është shtet i njohur nga Kenia”.

Radio Evropa e Lirë  ka pyetur Ministrinë e Jashtme të Kosovës rreth njohjes së raportuar të Kosovës nga Kenia, shtet afrikan, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Kosova, cila e shpalli pavarësinë më 2008, njihet nga 117 vende të botës, sipas ueb-faqes së Ministrisë së Jashtme të Kosovës. Në vitet e fundit ka pasur një rënie të ritmit të njohjeve dhe shteti i fundit që e njohu ishte Izraeli në vitin 2021.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta