Shkon në 38 numri i të vdekurve nga moti i keq në SHBA, një valë e re të ftohti pritet këtë fundjavë
28/01 09:10
Edi Rama është ndalur sot në Shkodër për të prezantuar kandidatët e tij për këtë qark, që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit.
Duke folur para kandidatëve, kreu i PS komentoi listën e opozitës, duke deklaruar se emrat e përzgjedhur në listë janë qesharakë dhe groteskë, duke përjashtuar Greta Bardelin për të cilën tha se gëzon respekt.
“Janë kthyer prapë te ca personazhe, nuk e kuptoj, ca personazhe që të vjen zor t’i përmendësh, listë kënete. Përveç një emri që kam respekt, zonja që është në parlament, gjithë të tjerët janë personazhe groteske, qesharake, njerëz kot pa lidhje”, tha Rama.
Më herët e Rama i ka bërë ftesë Dash Sulës për t’u bërë pjesë e PS, pasi Berisha e la jashtë listave.
Top Channel