Nata e Kadrit, hoxha i xhamisë së Selitës shpjegon rregullat e lutjeve: Fillojnë pas çeljes së iftarit

26/03/2025 15:27

Kanë mbetur vetëm tre ditë agjërim dhe 3 ditë nga muaji i madh i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë, veç sakrificës, kanë tentuar të shtojnë lutjet dhe faljet drejt krijuesit për të përfituar nga ky muaj i madh.

Në 10 ditëshin e fundit të këtij muaji ndodhet dhe nata e Kadrit, një natë në të cilën çdo adhurim merr të shumfishuar shpërblimin, megjithatë ajo asnjëherë nuk dihet me saktësi, por dijetarët, në bazë të disa përllogaritjeve, përzgjedhin çdo muaj Ramazan një natë të ashtuquajtur teke.

“Të gjithë njerëzit që kanë agjëruar sot, pas çeljes së iftarit do të fillojnë lutjet dhe do të shkojnë në xhami apo do të bëjnë duatë e tyre për të shpresuar që të jetë nata e madhe e Kadrit, sepse quhet nata e Kadrit, jo dita e Kadrit”, shprehet Ahmed Numanja, hoxha i Xhamisë së Selitës.

Hoxha i Xhamisë së Selitës, ashtu si çdo vit, organizon iftarin tradicional me sportistët, duke iu folur dhe këshilluar rreth fesë dhe sjelljeve dhe duke shkëmbyer me ta mendime që kryesisht lidhen me këtë muaj të madh të Ramazanit.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta