Pas prezantimit në një konferencë për shtyp me kryetarin e partisë demokratike Sali Berisha, strategu amerikan i fushatave elektorale Chris LaCivita nuk u pa më në Tiranë.

Kjo shtoi zërat se ai mund ta kishte braktisur fushatën e demokratëve.

Një ditë më parë Berisha u pyet në një konferencë për shtyp dhe tha se LaCivita do të jetë sërish në Tiranë gjatë ditëve të ardhshme. Ndërkohë, i ndodhur në New York, kreu i republikanëve Fatmir Mediu ka postuar një video me Chris Lacivita.

“Rrugës për në Shqipëri, mezi pres te vije”, thotë strategu amerikan. Ndërsa Mediu shton “ta bëjmë Shqipërinë madhështore sërish”.

Partia demokratike nuk e ka publikuar ende marrëveshjen me kompaninë e Lacivita. I pyetur nga mediat se kur do ta zbulojë PD-ja se sa do e paguajë strategun amerikan, Berisha tha se kjo do të bëhet sipas përcaktimeve në kodin zgjedhor.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta