
Deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili ka krijuar partinë e tij të re e që garon në 11 maj me koalicionin “Djathtas për zhvillim”, tha për Top Channel se teknologjia ndikon në përshpejtimin e mesazheve, edhe pse vlerëson se mjetet e reja të fushatës po keqpërdoren nga kolegët.
“Klikimet, likes, shares, vieës, nuk janë vota. Deformimi, shfaqja ndryshe, të mos qenurit i vërtetë, në fakt është një nga kufijtë që duhet përdorur në rrjete sociale. Sigurisht janë mjete të mira ta pranojmë, por do duhet të shfaqen ashtu siç janë dhe jo thjesht në segmentin e fundit kohor para fushatës. Të nxjerrim një fytyrë tjetër që s’është e vërteta. Kjo për mendimin tim, është “antifushatë”, tha Alibeaj.
“Kam pozicionin e siluetën time të pangjashme me asnjërin, me Bashën jo e jo. Kjo fushatë nuk do duhet të jetë sipërfaqësore. Momenti politik dhe historik i vendit është kaq i rëndësishëm për çështje po kaq serioze: drejtësia, mungesa e demokracisë, ekonomia ; s’mund të kalojnë me gallatën 30 sekondshe të rrjeteve sociale”, theksoi Alibeaj.
Top Channel