Inside Story/ Dosja/ ‘Mandela’ nuk kurseu as djalin e xhaxhait, pasi e vrau i dogji trupin në mes të qytetit

26/03/2025 21:39

Dy javë pas vrasjes së Gazmend Peqinit, më 29 prill 1997, Eduart Peqini urdhëron “Murrashin” dhe vëllain tjetër Vladimirin të niseshin drejt Cërrikut dhe të kryenin një atentat ndaj djalit të xhaxhait Enver Peqini.

Mandela e konsideronte shkaktarin e tragjedisë dhe luftës mes bandave.

Ata i bënë pritë në Cërrik dhe qëlluan mbi të. U larguan duke besuar se e kishin vrarë, por ai mbijetoi dhe u dërgua në spitalin kirurgjik të Elbasanit për ndihmë mjekësore. “Mandela”, pasi mori vesh se shënjestra e tij ishte ende gjallë, organizoi një sulm të dytë: “Murrashi”, hyri në reanimacion dhe e ekzekutoi me automatik, Enver Peqinin

Kanë pasur konflikt me kushërinj të parë të tyre. Pas ngjarjes, ku u sulmuan gardistët kanë qenë të vetmit që kanë hyrë në Cërrik dhe kanë bërë luftë me bandën e Cërrikut, pikërisht në hyrje të Cërrikut, ku janë ato dy pallatet e parë’, u shpreh avokati, Alban Qafa.

Po konfliktet mes grupeve kriminale shpeshherë janë banale, nuk është se ka ndonjë arsye madhore sepse nëse janë arsye madhore , ato kanë kapacitetin ti zgjidhin. Arsyet banale pastaj, kush është më i forti, kush është më fodulli ose motive të tjera të ngjashme, padiskutim i marrim si provokim” u shpreh Kreshnik Myftari, Pedagog i Drejtësisë.

Hakmarrja nuk u ndal këtu. I pakënaqur vetëm me vrasjen, Eduart Peqini urdhëroi që trupi i pajetë i kundërshtarit të tij të rrëmbehej nga morgu. Njerëz të “Mandelës”, zbatuan urdhrin e tij. Pasi tërhoqën trupin nga morgu dhe e transportuan drejt lagjes “Tabakane”. Furgoni me viktimën pritej nga vëllezërit Eduart, Astrit, Vladimir e Agron Peqini. Ata morën trupin e pajetë të Enverit, dhe çuan në vendin ku ishte vrarë vëllai i tyre Gazmendi.

Në një akt makabër, e spërkatën me benzinë dhe e dogjën tërësisht. Në këtë vend, qëndroi për disa ditë kufoma e djegur e Enverit, duke dhënë një mesazh të qartë për armiqtë e “bandës së Mandelës” se të gjithë do kishin fundin e djalit të xhaxhait të tyre. Ata, nuk kursenin askënd…!

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta