
Ditën e ngjarjes, rreth orës 07:30 të mëngjesit, Roland Xhepexhiu, Meti Bozi dhe Llazar Bicja, drejtohen për në zonën e kantierit në kryqëzimin e Belshit, zonë e influencës së Arjan Toskës, dhe vëllezërve Buzani.
Ata, informohen për lëvizjet e forcave speciale nga Tirana, të cilat po kryenin një kontrolle në dalje të Cërrikut.
Referuar dëshmisë së kushëririt të Bujar Buzanit, Bozi ka thënë se, forcat speciale kishin përdorur dhunë ndaj një familjeje, duke rrahur të zotin e shtëpisë dhe duke tentuar të përdhunonin gruan e tij. Kjo, ka acaruar grupin e armatosur edhe më tepër.
‘Rastet kur krimi i organizuar, pasi bandat kriminale futen në formën e posaçme të bashkëpunimit e me këtë rast në fushën e gjerë, apo në termin e gjerë të krimit të organizuar, dhe krimi i organizuar që në atë kohë edhe u konsolidua në formimin e vet, gjeti mekanizmat sesi të arrinte nëpërmjet kërcënimit në vendimmarrjen që kërkonin të kishin’, u shpreh Saida Dollani Kretare Apelit Gjykatës Posaçme.
Pas fjalëve të Met Bozit rreth veprimeve të forcave speciale në familjet vendase, Arjan Toska me njerëzit e tij marrin armët dhe nisen drejt Cërrikut. Kur arrijnë, ata futen në kinemanë e qytetit dhe pozicionohen në katin e dytë. Në dritaret e godinës, rreshtohen kallashnikovët dhe mitrolozët e bandës me pamje të qartë të qytetit. Fill pas pozicionimit të tyre, kalon blindi i parë i forcave speciale.
‘Ngjarja është shumë e rendë është një nga ngjarjet që ka pasur shumë viktima të atyre viteve, nga mënyra sesi është zhvilluar ka qenë me një ashpërsi, rasti i Cërrikut nuk ngjan me grupet e tjera’, u shpreh Kreshnik Muftari, pedagog i Drejtësisë.
‘Kane shkuar efektivet e gardës, me qëllim për t’i çarmatosur pasi ka pasur një armatim shumë të madh si qytet, për aq pak banore sa ka. Është hapur fjala se po vinte e gjithë garda, e u mblodh gjithë qyteti, e me pas ndodhi ajo qe ndodhi’ u shpreh Alban Qafa, avokat
3 efektiv të Gardës, Besnik Sula, Sali Martini dhe Petrit Ndoj, mbetën të vdekur. Dy efektivë të tjerë, Halit Haxhia dhe Bashkim Mnella, nuk mundën të dalin nga blindi, duke u shkrumbuar brenda nga flakët.
‘Drejtësia funksionon në bazë të provave, pra nëse ka ndodhur një vepër penale ngjarja është aty, por që nuk ka prova mbi autorin që ka kryer këtë vepër penale, ndoshta duket si pak e vonuar që pse në atë moment autori që ka kryer këtë vepër penale nuk është përballur me drejtësinë dhe duket sikur diçka është vonuar. Por po ti referohemi faktit të zbulimit të autorit dhe përballjes së tij me drejtësinë, del që drejtësia funksion. Kështu ka ndodhur edhe me disa ngjarje të vitit 1997’ u shpreh Saida Dollani Kretare Apelit Gjykatës Posaçme.
Në këtë ngjarje mbetën të plagosur edhe 16 punonjës të gardës së Republikës. Referuar dëshmive të kohës, prita ishte realizuar nga rreth 50 persona. Por, organet ligjzbatuese identifikuan 13 persona, 9 prej të cilëve u morën të pandehur, pasi 4 kishin ndërruar jetë. Për këtë ngjarje gjykata dha tri dënime të përjetshme dhe 131 vite burg.
“Me ndryshimet e bëra në vitin 2016, shkruar prokuroria e posaçme kundër krimit të organizuar dhe gjykata e posaçme kundër krimit të organizuar të cilat, kanë kompetencë lëndore për trajtimin e këtyre çështjeve, pra grupet kriminale , banda të armatosura, organizatë terroriste, janë objekt i veprimtarisë së SPAK e GJKKO” u shpreh Ardit Kuka, gjyqtar në Gjykatën Juridiksionit të përgjithshëm Elbasan.
Top Channel