I dërguari i Trump reagon pas raportimeve se po merrte mesazhe nga grupi teksa takohej me Putin, Witkoff: Informohuni mirë para se…

26/03/2025 22:59

I dërguari i posaçëm i Trump, Steve Witkoff ka mohuar me anë të një postimi në X raportimet se ai po merrte mesazhe nga bisedën ku u fut gabimisht kryeredaktori i gazetës, The Atlantic ndërsa ishte në Rusi duke takuar presidentin rus, Vladimir Putin

“Kam pasur me vete vetëm një telefon të sigurt që më është dhënë nga qeveria për rrethana të veçanta kur udhëtohet në rajone ku nuk dëshironi që pajisjet telefonike të komprometohen apo spiunohen”, tha Witkoff.

Ai tha se Wall Street Journal kishte bërë “akuza serioze” dhe kishte “gabuar shumë në raportim”.

Postimi i plotë:

Unë nuk e besoj dot se si një gazetë serioze si Wall Street Journal nuk u konsultua me mua nëse kisha ndonjë pajisje personale me vete në udhëtimet e mia në Moskë. Nëse do ta kishin bërë, do ta dinin të vërtetën. Unë kisha me vete vetëm një telefon të siguruar nga qeveria për rrethana të veçanta kur udhëtohet në rajone ku nuk dëshironi që pajisjet telefonike të komprometohen apo spiunohen. Kjo është arsyeja pse CBS News raportoi se Goldberg vetë tha se ai “nuk e ka përmendur që Witkoff tw ketë bërë ndonjë koment në atë bisedë grupore deri të shtunën, pasi ai u largua nga Rusia dhe u kthye në SHBA”. Merreni me mend pse? Sepse nuk kisha akses në pajisjet e mia personale derisa u ktheva nga udhëtimi im. Kjo është mënyra e përgjegjshme për mua për t’i bërë këto udhëtime dhe kështu sillem gjithmonë. Ndoshta është koha që mediat si Journal të pranojnë kur disa nga njerëzit e tyre bëjnë gabime serioze raportimi si ky. Do ta vlerësoja nëse WSJ-ja dhe mediat e tjera të informohen mirë para se bëjnë akuza serioze.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta