Gërdeci, 1997, 21 Janari…/ Rama ironizon Berishën, i bën ‘repost’ videos së kryedemokratit: Absolutisht po, flet vetë!

26/03/2025 21:11

Kryeministri Edi Rama ironizon përsëri kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha me një video-postim të radhës në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook, duke marrë për shkak pikërisht një nga videot e kryedemokratit që i përgjigjej dyshes Rama-Basha për ‘dissing’ të nisur mes tyre prej ditësh.

Rama sot ka përdorur tekstin dhe këngën rep duke i vendosur në sfond ngjarjet ndër vite të Berishës. Në video shihen pamje nga trazirat e vitit 1997, “torta e 100-vjetorit të pavarësisë”, shpërthimi i Gerdecit, etj.

Përpos videos së bërë ‘repost’ të Berishës ku shkruhet “No comment, felt vetë”, kryesocialisti shkruan ‘Absolutisht po, flet vetë’.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta