Çalon sërish Flamurtari, shkarkohet Agostinelli, 4 javët e ardhshme vendimtare për vlonjatët

26/03/2025 17:42

Flamurtari ka humbur përballë Pogradecit ne shtëpi me rezultatin 2-1.

Vlonjatet nuk kanë arritur të përfitojnë nga barazimi i Besës për të ngushtuar diferencën në 6 pikë nga vendi i tretë dhe këto katër javë mbeten vendimtare për objektivin e ngjitjes në Superligë.

Vlonjatët kanë zhvilluar një takim të dobët ku pjesa e parë është mbyllur 0-0. Në pjesën e dytë Flamurtari humbet Allmucën që ndëshkohet me karton të kuq dhe në minutat 59 dhe 76  pëson dy gola duke vështirësuar gjithçka. Goli i Emene në fund nuk vlen asgjë për Flamurtarin që regjistron kështu humbjen e dyte në shtëpi pas asaj në fillim të kampionatit.

Pas ndeshjes trajneri, Agostineli i Flamurtarit ka pranuar se ishte një ndeshje ku asgjë nuk shkoi mirë, por duhet menduar për vijimësinë.

Trajneri Ardian Mema i Pogradecit e vlerësoi fitoren ndaj një kundërshtari të vështirë.

Kategoria e parë ka tashmë edhe katër javë deri në fund për të përcaktuar ekipet që shkojnë në Superligë.

Pas humbjes përballë Pogradecit ,trajneri Andrea Agostineli është shkarkuar nga Flamurtari.

Pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit vlonjat. Drejtimin pritet ta marrë Artim Pollozhani i cili ka qene më parë, lojtar e drejtor sportiv te Flamurtari. Vlonjatët mbeten në vend te dytë në kategorinë e parë.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta